Maqedoni
LSDM: VMRO po pengon rrugën europiane
07.09.2022 17:48
Marrëveshja për Fqinjësi të Mirë mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë...

Marrëveshja për Fqinjësi të Mirë mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, është burimi kryesor i të gjitha problemeve që po ndodhin aktualisht në vendin tonë.
VMRO-DPMNE vazhdon të këmbëngul se nuk do të pranojnë ndryshime kushtetues dhe prandaj kërkojnë referendum, por kjo për partin e kryeministrit Kovaçesvki, përveç që është anti-europiane është edhe në dëm të interesave shtetërore.
“VMRO–DPMNE e kryesuar nga Hristijan Mickovski bën gjithçka që të pengojë procesin e integrimit në BE. Iniciativa për referendum nuk është asgjë, vetëm se përpjekje e fundit të pengohet e ardhmja europiane e shtetit.”,- tha deputeti i LSDM–së, Martin Kostovski.
Kasami: Mbështesim rrugën europiane për RMV-në
Nga Lëvizja “Besa” me qëndrim se është e drejt e VMRO-DPMNE-së që të kërkojë referendum, por ata janë “pro” vetëm ndaj iniciativave që e përshpejtojnë procesin e integrimit.
“Është e drejta e tyre që të kërkojnë përcaktimin e qytetarëve drejtpërdrejt në referendum. Ne si Lëvizje “Besa” kemi thënë dhe vazhdojmë të qëndrojmë në atë se rrugëtimi i Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Europian nuk ka alternativ dhe përkrahim çdo iniciativë që e përshpejton rrugëtimin Maqedonisë së Veriut drejt integrimit në Bashkimin Evropian.”,- theksoi krytari i Lëvizjes “Besa”, Bilall Kasami.
Nëse mbahet, ky do të jetë referendumi i tretë në nivel shtetëror pas të atij të 8 shtatorit 1991 për shpalljen e pavarësisë, referendumi i vitit 2004, referendumi i 2018 për Marrëveshjen e Prespës me Greqinë.
SANIJE DURAKU
