Parlamenti turk do të votojë për hapjen e procedurës gjyqësore kundër ish ministrave të APK-së
Parlamenti turk sot duhet të votojë për vendimin e komisionit anketues të mos nxirren para gjykatës katër ish ministrat e akuzuar në suaza të skandalit korruptues të zbuluar në vitin 2014...

Gazeta "Hyriet" publikoi se që të nxirren katër ish ministrat para Gjykatës Supreme, do të nevojiten votat e 276 deputetëve në votim të fshehtë sot në sallën plenare. Partitë opozitare së bashku me deputetët e pavarur, kanë gjithsej 223 vende. Kjo do të thotë se, nëse të gjtihë ato votojnë, do të nevojiten edhe votat e 53 deputetëve të Partisë qeveritare për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) që ato të gjenden para gjykatës.
Komisioni parlamentar për hetim të akuzave për korrupsion kundër katër ish ministrave të AKP-së paraprakisht këtë muaj ka votuar kundër nxjerjes së tyre para gjykatës.
Ish ministrat e Punëve të Brendshme Muamer Guler, i Ekonomisë Zafer Çagllan, Mjedisit Jetësor dhe Pyjeve Erdogan Baraktar dhe i BE-së Egemen Bagis janë të dyshuar për korrupsion, mashtrim dhe presion në suaza të hetimit për korrupsion të ngritur në dhjetor të vitit 2013.
Qeveria pohoi se hetimet janë pjesë e komplotit për grusht shtet kundër pushtetit, pas së cilës qëndrojnë aleatët e predikuesit islamik Fetullah Gjylen.
