Maqedoni

Bytyqi për krizën energjetike, të gjithë të ndihmojnë për tejkalimin e saj

07.09.2022 18:06

Të gjithë duhet të jemi të arsyeshëm dhe kush ka mundësi të ndikojë deri te kompetentët që të ndihmojnë...

Të gjithë duhet të jemi të arsyeshëm dhe kush ka mundësi të ndikojë deri te kompetentët që të ndihmojnë sa i përket gjendjes me energjinë elektrike duhet ta bëjë këtë gjë.
 
Kështu rekomandoi Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Fatmir Bytyqi, i cili potencoi se po punohet për gjetjen e burimeve shtesë të energjisë elektrike sepse një pjeës e ekonomisë bën pjesë në tregun e liberalizuar.
 
Ai rikujton se nuk duhet harruar që Qeveria duhet të mbrojë amvisëritë dhe harxhuesit e vegjël të energjisë.
 
“Të gjithë duhet të jemi të arsyeshëm dhe kush ka mundësi të ndikojë deri te kompetentët që të ndihmojnë sa I përket gjendjes me energjinë elektrike duhet ta bëjë këtë gjë. Bullgaria është një nga vendet e cila ka suficit të prodhimit të energjisë elektrike dhe gjitçka do të varet nga fundi I negociatave me Bullgarinë. Qeveria një kohë të gjatë e subvencionon energjinë elektrike për 80 përqind nga çmimi real  të cilin duhet ta paguajnë qytetarët”, u shpreh zv/kryeministri për çështje evroipiane Fatmir Bytyqi.