Maqedoni
Tetovë, Këshilli komunal zgjedh drejtuesit e rinj
07.09.2022 19:00
Me 16 vota për dhe 14 të përmbajtur, është zgjedhur në krye të këshillit komunal në Tetovë...

Me 16 vota për dhe 14 të përmbajtur, është zgjedhur në krye të këshillit komunal në Tetovë, Besar Durmishi, nga Lëvizja “Besa”. Durmishi tha se zgjedhja e tij nuk është privilegj por përgjegjësi. U zotua se do punojë për të mirën e Tetovës, dhe transparenca dhe llogaridhënia janë shtyllat që do i ketë si bazë.
“Uroj që ky këshill të jetë konstruktiv, uroj që këshilli të jetë funksional dhe të sjellë vendime në të mirë të qytetarëve. Zgjedhja e pozitës kryetar këshilli më shumë, është përgjegjësi se sa privilegj, për arsye se ka shumë punë për t’u bërë. Tani më nuk kemi kohë që të humbim, duhet menjëherë të fillojmë me punë.”,- tha kryetari i këshillit komunal-Tetovë, Besar Durmishi.
Këshilli Komunal përbëhet nga 6 parti politike. Lëvizja Besa fitoi 12 këshilltarë, BDI 11 këshilltarë, 4 nga VMRO-DPMNE, 2 nga LSDM dhe nga 1 këshilltar nga PDSh dhe Alternativa. Aleanca për Shqiptarët nuk arriti të marrë asnjë këshilltar.
VISAR SADIKI
