Maqedoni

Hidro-elektrana “Çebren”, Nuredini: Një nga dy kompanitë e interesuara i plotëson kushtet

07.09.2022 19:18

Në tentativën e 14 për realizimin e projektit “Çebren”, një kompani greke është më afër mundësisë...

Në tentativën e 14 për realizimin e projektit “Çebren”, një kompani greke është më afër mundësisë për ta fituar tenderin për ndërtimi e hidro-elektranës dhe po ndodh në kohën e duhur, thotë ministri i ambientit, Naser Nuredini.
 
“Dua të theksoj se gjatë gjithë procesit ne si Qeveri jemi maksimalisht të përkushtuar që ky projekt të ketë sukses, aq më tepër që kemi pasur 13 përpjekje të pasuksesshme për 20 vitet e fundit. Për këtë arsye i kushtuam vëmendje të veçantë projektimit të mirë të kushteve ku i dëgjuam nevojat e ofertuesve, komentet e tyre gjatë procesit si dhe nevojën e gjetjes së afateve për realizimin e projektit për shkak të ndikimit të krizës së Covidit. Besoj se kjo procedurë po ndodh në kohën e duhur dhe ne si shtet tashmë jemi të përgatitur për realizimin me sukses të llojeve të këtilla të projekteve të mëdha infrastrukturore.”,- deklaroi ministri i ambientit, Naser Nuredini.
 
Projekti për ndërtimin e hidroelektranës në “Çebren” do të ndërtohet me partneritet publiko-privat, ku partneri publik do të jetë elektrana e Maqedonisë se Veriut. Pritet që nga ky projekt të prodhohet energji e balancuar prej 333 megavatësh.
 
Projekti pritet të fillojë të realizohet në gjysmën e parë vitit 2023, ndërsa fillimi i prodhimit të energjisë nga hidro-elektrana “Çebren” pritet në vitin 2028 apo 2029. Aktualisht ka afat rreth 60 ditë kur Komisioni i Tenderimit duhet të japë pëlqim dhe ta njoftojë qeverinë për nënshkrimin e marrëveshjes.
 
GYLTENE SINANI