Minatorët ndërprerjenë punën në Trepçë

20.01.2015 12:54

Vazhdon ndërprerja e punës në minierën e Stantërgut, e filluar sot në orët e mëngjesit....

Sipas njoftimeve në Horizontin e dhjetë janë ngujuar rreth 250 minatorë, të cilët bashkë me menaxhmentin e Trepçës po hartojnë kërkesat, që do t’i drejtohen Qeverisë.

Kërkesë kryesore e tyre tash për tash është shkurtimi i afatit për nxjerrjen e Ligjit për Trepçën, e cila me të do t’i kalohej Qeverisë dhe kështu të pengohej privatizimi i saj.

Para 26 vjetësh, më 20 shkurt, në galeritë e Trepçës u mbajt Greva e njohur nëntëditëshe e Urisë e xehetarëve në mbrojtje të interesave të Kosovës e të shqiptarëve, e cila ia shkundi themelet Jugosllavisë së atëhershme dhe tronditi botën.