Lufta në Ukrainë, Zelensky: Kemi kthyer disa vende pranë Kharkiv

08.09.2022 12:36

Ukraina ka nisur një kundërsulm...

Ukraina ka nisur një kundërsulm të befasishëm në rajonin verilindor të Kharkiv.

Një zyrtar që përfaqëson Republikën Popullore të Donetskut të kontrolluar nga Rusia tha se forcat ukrainase “rrethuan” Balakliia, një qytet në lindje prej 27,000 banorësh, i vendosur midis Kharkiv dhe Izium të pushtuar nga Rusia, sipas The Guardian.

“Sot, forcat e armatosura ukrainase filluan një sulm në Balakliia,” - tha Daniil Bezsonov në Telegram.

“Në këtë kohë, Balakliia është e rrethuar,” - tha ai, duke shtuar se një ofensivë e suksesshme ukrainase do të kërcënonte forcat ruse në Izium, një qytet strategjik i rëndësishëm që Rusia e ka përdorur për ofensivën e saj në Ukrainën lindore. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbetur i kujdesshëm për kundërsulmin ushtarak në lindje, ndërsa ushtria e Ukrainës ende nuk ka komentuar mbi planin e ri të supozuar të betejës.

Pa dhënë detaje të tjera, Zelensky raportoi “lajme të mira” nga rajoni i Kharkivit në lindje të Kievit, duke lënë të kuptohet se disa vendbanime ishin rimarrë nga forcat ruse.

Ukraina merr përgjegjësinë edhe për sulmin në bazën ajrore të Krimesë.