Nga një shpërthim plagosen 14 persona në Ukrainë
20.01.2015 13:04
Nga një eksplodim në një kompleks të shtëpive në qytetin Harkov në Ukrainë janë plagosur 14 vetë, prej të cilëve katër janë në gjendje serioze shëndetësore...

Zyrtarë të Shërbimit të Sigurisë Shtetërore të Ukrainës në rrjetin “Facebook” kanë shkruar se incidenti i mbrëmshëm po trajtohet si “akt terrorist”.
Harkovi, është qyteti më i madh në pjesën lindore të Ukrainës, por është larg nga zona e konfliktit në rajonet Donjeck dhe Luhansk, që janë më tutje në lindje.
Javëve të fundit kanë ndodhur disa sulme me bomba në qytetet Harkov, Odesë, Mariupol dhe Kiev. Autoritetet dhe shumica e ukrainasve janë të bindur se sulmet janë në mënyrë direkte të lidhura me Rusinë.
