8 Shtatori - Dita e Pavarësisë, Pendarovski: Bashkimi, kyç për sukses
Mesazhe për bashkim të shoqërisë...

Mesazhe për bashkim të shoqërisë dërguan kreu shtetëror në shënimin e 31 vjetorit të pavarësisë së shtetit. Presidenti Stevo Pendarovski në ceremoninë e organizuar në presidencë tha se bashkimi është çelësi i suksesit, me ç’rast katër sportistët Shaban Tërstenën, Olivera Nakovskën, Branimir Jovanovskin dhe Dejan Gorgievskin i dekoroi me çmimin 8 shtatori pasi kanë afirmuar vendin ndërkombëtarëisht dhe shembin ndasitë e brendshme me të arriturat e tyre.
“Në këtë rrugëtim të vështirë kemi arritur edhe suksese, por edhe zhgënjime. Shpesh herë energjinë e kemi shpenzuar në akuza të ndërsjella dhe obstruksione ndërkaq në planin e brendshëm sot e kësaj dite përballemi me ndasi të thella. Bashkimi është kushti kyç për sukses, dhe për të qenë më të suksesshëm në garën midis popujve do të duhet të rinovojmë bashkimin dhe të kthejmë vetëdijësimin, jo për interes personal por për të mirën e përgjithshme.” – tha Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski.
Kryeparlamentari Talat Xhaferi i pranishëm në ceremoni uroi sportistët për çmimet e marra me dëshirën që entuziazmi, vepra dhe suksesi i tyre të jenë motivim për gjeneratat aktuale dhe të ardhshme të sportistëve.
Kovaçevski: Të bashkuar dreje BE-së
Kryeministri Dimitar Kovaçevski rrugëtimin 31 vjeçar nga pavarësia e vendit e karakterizoi me tre suksese madhore: anëatrësimin në NATO, nisjen e bisedimeve me BE-në, dhe bashkë me Shqipërinë dhe Serbinë krijoi inicijativën “Ballkani i Hapur”.
“Bashkimi i qytetarëve është garancë për paqen e brendshme, marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore janë garanci për paqen në rajon, ndërkaq bashkimi anëtarësimi ynë në mesin e 27 vendeve anëtare të BE-së është reale dhe perspektivë e patjetërsueshme për përparimin e cilësisë së jetesës së qytetarëve sipas parimeve dhe vlerave europiane. Në këtë 8 shtator ftoj që të gjithë së bashku të bashkuar në lirinë, të bashkohemi edhe rreth idesë që Maqedonia e Veriut shum shpejt po ec drejt rrugës europiane.” – u shpreh Kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
Presidenti, bashkë me një delegacion të kabinetit të tij vendosën kurora lule në varin e presidentit të parë të shtetit të pavarur Kiro Glrigorov dhe ish presidentit Boris Trajkovski.
Nderime ish presidentëve u dha edhe delegacioni qeveritar I kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski. Poashtu në kuadër të aktiviteteve të sotme Misnitri i brendshëm, Oliver Spasovski dhe minsitrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, ishin në parkun e qytetit ku njësitet e MPB-së i prezentuan paisjet dhe automjetet, ndërsa u mbajt edhe një stërvitje.
Më 8 shtator 1991, qytetarët e vendit duke shfrytëzuar të drejtën sovrane për vetëpërcaktim, shpallën pavarësinë e shtetit. (Meral Ismaili, TVM2)
