Mickovski: Me referendum u pavarësuam, me referendum do ta kthejmë dinjitetin

08.09.2022 15:27

Me referendum Maqedonia u bë e pavarur....

Me referendum Maqedonia u bë e pavarur, kurse 31 vjet më vonë nëpërmjet referendumit vendit do ti kthehet dinjiteti.

Në këtë mënyrë kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, duke uruar ditën e pavarësisë të Maqedonisë së Veriut, “8 Shtatorin”, shfrytëzoi rastin të bëj thirrje që të përkrahet nisma e VMRO-DPMNE-së për referendum.

“31 vjet më parë, ne u zotuam se do të bëjmë gjithçka për ta bërë Maqedoninë e pavarur një vend me të cilin do të jemi krenarë. Referendumi për pavarësinë tonë ishte një sfidë e madhe. Edhe atëherë kishte shumë pikëpyetje, dilema dhe kritika, por koha ka treguar se ky hap ishte historik. Tani, 31 vjet më vonë, ne përballemi me të njëjtën sfidë. Me referendum ta shpëtojmë vendin nga tentativat për shantazh dhe asimilim dhe të vazhdojmë rrugën drejt Bashkimit Evropian.”, - ka shkruar Mickovski në facebook.

Kovaçevski: LSDM dhe partnerët e koalicionit kanë sjellur të gjitha vedimet e mëdha për vendin

Por kryeministri Dimitar Kovaçevski, e akuzoi VMRO-DPMNE-në se nuk ka mbështetur asnjë vendim krucial për vendin dhe kjo sipas tij nuk ju jep të drejtë që të sjellin vendime për pengimin e rrugës drejt BE-së.

“Grupi parlamentar i LSDM-së së bashku me partnerët e koalicionit është ai që ka sjellur të gjitha vendimet e vështira dhe të rëdnësishme si dhe me largëpamësi për shtetin. Falë grupit parlamentar të LSDM-së dhe partnerëve të koalicionit ne sot jemi anëtare e NATO-s. Falw grupit parlamentar të LSDM-së dhe partnerëve të koalicionit, ne sot kemi filluar bisedimet me BE-në, me strukturw të definuar të bisedimeve, me mbledhjen e parw të mbajtur dhe në takimin e 15 shtatorit do të diskutohet detajisht, përkatësisht pas 6 ditësh. Kështu do të reagojnë edhe gjatë çfarwdo votimi në kuvend, për dallim nga grupe tjera, të cilat asnjëherë nuk kanë mbështetur asnjë vendim strategjik të shtetit” – u shpreh Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski.  

Sipas Kovaçevskit grupi parlemantar i LSDM-së me dinjitet dhe me përgjegjësi shtetërore do të sillet edhe lidhur me referendumin e inicuar nga VMRO-DPMNE. (Ersan Pajaziti, TVM2)