31 vjet Pavarësi, Maleski: Kemi tejkaluar sfida të mëdha

08.09.2022 16:11

Maqedonia ishte e vetmja republikë

Maqedonia ishte e vetmja republikë që arriti të sigurojë pavarësinë nga ish federata jugosllave pa luftë, por rrugrtimi i saj i pavarur gjatë tre dekadave është përballur me sfida të mëdha vlerëson ministri i parë i jashtëm, Denko Maleski.

Në këtë drejtim ai veçon sfidat lidhur me rregullimin e brendshëm dhe marrëdhëniet me fqinjët.

Marrëveshja e Ohrit në planin e brendshëm,  Marrëveshja e Prespës që rezultoi me antarësimin në NATO si dhe pranimi i propozimit francez e kanë bërë vendin shumë më të fortë se 30 vite më parë.

“Në sfidën e parë, marrëdhëniet në vend, suksesi i madh ishte Marrëveshja e kOhrit, me të cilën e bëmë Maqedoninë shtet të individëve dhe komuniteteve të barabarta, duke fituar lojalitetit e secilit në mbrojtje të vendit. Në nivel ndërkombëtar, arritëm ta nënshkruajmë Marrëveshjen e Prespës dhe kështu u hapen dyert për diçka që dukej fantastike dhe e paarritshme në vitin 1991, e që është anëtarësimi i Maqedonisë së vogël në Aleancën e NATO-s, është një suses jashtëzakonisht i madh. Natyrisht, të gjitha sukseset u arritën falë politikës paqësore që udhëhoqi vendin ynë, duke bër kompromise, shpesh herë të dhimbshme, siç ishte kompromisi për ndryshimin e emrit.Në fund, për të hapur dyert tona dhe për ta vazhduar hapin e suksesit, ne ramë dakord të pranojmë të ashtuquajturin propozim francez dhe të nisim negociatat me BE-në për anëtarësim të plotë në të ardhmen. Sot veni është shumë më i fortë se në vitin 1991, me marrëdhënie ndëretnike të rregulluara mbi bazën e barazisë, me marrëdhënie pjesërisht të rregulluara me fqinjët” – tha ish Ambasadori Denko Maleski.

Maleski beson se vendi do ta tejkalojë edhe sfisdën e fundit në raport me Bullgarinë dhe përfundimisht të integrohet në BE.

“Shpresoj që të ndërgjegjësohemi për këtë temë, veçanërisht pas iniciativës së partisë opozitare për organizimin e referendumit për anulimin e marrëveshjes së fqinjësisë së mirë me Bullgarinë. Nëse anulohet marrëveshja për bashkëpunim dhe miqësi që apostrofohet në atë marrëveshje, atëherë kemi armiqësi. Nëse fillojmë një politikë armiqësore me një shtet anëtar të BE-së dhe e dimë se si vendoset për pranimin në union, ne praktikisht e dënojmë veten që të ndalojmë këto procese. Shpresoj se do të mbizotërojë arsyeja dhe se do të vazhdojmë këtë rrugë deri në integrimin e suksesshëm të Maqedonisë në BE” – u shpreh Maleski.

Maqedonia e Veriut 31 vjet më parë shpalli pavarësinë e saj nga ish-Federata jugosllave përmes një referendumi popullor duke përgjigjur në pyetjen “A jeni për Maqedoni të pavarur me të drejtë të hyjë në fuqi në aleancën e ardhshme të shteteve sovrane të Jugosllavisë”. (Naim Ramadani, TVM2)