Sali, në grevë ishin 25% e mjekëve amë
Në tre ditët e kaluara mjekët amë...

Në tre ditët e kaluara mjekët amë kanë qenë në kryerje të detyrës dhe kanë punuar pa ndërprerje. Kështu ka deklaruar Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, sipas të cilit, në grevë kanë qenë vetëm 25% e mjekëve amë, anëtarë të një shoqate.
“Mjekët kanë punuar pa kurrfarë ndërprerje, vetëm 25% e mjekëve ishin të dëgjueshëm ndaj thirrjes së kryetarit të njërës nga shoqatat. Që në fillim kam thënë se një grevë e tillë ku viktima janë pacientët e pafajshëm, nuk e arsyetoj dhe nuk e mbështes. Në momente kur duhej mbështetur protestë, prëkatësisht të legjitimohet një protestë që është valide dhe e drejtë e çdo të punësuari unë jam deklaruar dhe kamë qenë pjesë e shprehjes së pakënaqësisë” – tha Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.
Sali tha se është në komunikim të vazhdueshëm, por nuk e sheh të arsyshme të takohet për secilën pike të kërkesave të mjekëve që janë legjitime dhe janë dërguar në qeveri që tu kërkohet institucioneve tjera të veprojnë lidhur me kërkesat e tyre. Prandaj greva është e pa nevojshme, thotë Sali.
Po përgatitet ligji i sigurimit shëndetësor
Ai njëherit paralajmëroi se ligji për sigurim shëndetësor, është në fazë përfundimtare dhe së shpejti nëpërmjet qeverisë do të dërgohet në Kuvend.
“Ne në mënyrë të veçantë e kemi rishikuar propozimin për ligjin për sigurim shëndetësor dhe në diskutim me të gjithë palët e sistemit shëndetësor tani jemë në fazën përfundimtare. Targeti im ishte të jetë në muajin maj megjithatë për shkak të rrethanave me pandeminë, vështirsitë, prandaj kemi prolongim, unë shpresoj që gjatë muajit shtator do të vendoset për diskutim” – tha Sali.
Këto komente u bënë pas prezantimit të aparatit për terapi rrezatimi për pacientët onkologjikë në Spitalin e Qytetit “8 Shtatori”.
Aparati, pritet të jetë funksional deri deri në fund të vitit. (Rexhep Qamili, TVM2)
