Covid-19, një i vdekur dhe 109 të infektuar

08.09.2022 18:15

Në raportin për 24 orët e fundit....

Në raportin për 24 orët e fundit lidhur me gjendjen e pandemisë, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për 109 të infketuar.

Numri prej 109 të infektuar ka rezultuar nga 672 të testuar, 27 prej të cilëve janë riinfektime.

Poashtu njoftohet edhe për një të vdekur nga Struga i moshës 76 vjeç, dhe 130 të shëruar. Aktualisht në vend ka 1.265 raste aktive me “Covid-19’.