EULEX: Aktakuzë për tre zyrtarë të MPB-së dhe dy biznesmenë

20.01.2015 13:06

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër pesë personave për vepra të ndryshme penale, përfshirë krim të organizuar, transportim, këmbim apo shitje të paautorizuar të armëve, mashtrim dhe shpërdorim të pozitës zyrtare apo të autoritetit, ka njoftuar misioni EULEX...

Më tutje, në kumtesë theksohet se në këto akuza përfshihen tre zyrtarë të Ministrisë së Brendshme dhe dy persona të cilët merren me biznes.

Aktakuza ka të bëjë me një proces tenderues për furnizim me armë, municion dhe pajisje për mbikëqyrje për Policinë e Kosovës. Ky rast po ndiqet penalisht nga një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale të Kosovës.