Spitali modular në Tetovë, një vit pas tragjedisë
8 shtator është dita kur përkujton edhe tragjedinë....

8 shtator është dita kur përkujton edhe tragjedinë e spitalit modularë në Tetovë të vitit të kaluar, kur humbën jetën 14 persona.
Atë ditë rreth orës 21:00 spitali modularë që trajtonte kovid pacientë, mori flakë dhe humbën jetën 14 persona, 12 prej të cilëve pacientë dhe 2 familjarë.
Prokuroria ka konstatuar se zjarri është shkaktuar si pasojë e një kontakti të shkurtër elektrik në kabllon vazhduese, ku ka qenë i kyçur defibrilatori, një mbushës telefoni dhe një aparat tjetër.
Më 6 shtator, nisi gjykimi ndaj 3 personave fizik, përkatësisht dy drejtorëve të spitalit, Florin Besimi, Artan Etemi dhe Boban Vuçevski si dhe një subjekti juridik, spitalit të Tetovës.
Seanca e rradhës gjyqësore për këtë rast, është caktuar për datë 14 tetor.
