Presidenti italian Mattarella takohet edhe me Kryeministrin shqiptarë, Edi Rama
Në vizitën e tij zyrtare në Tiranë....

Në vizitën e tij zyrtare në Tiranë, presidenti i Italisë Sergio Mattarella ka takuar kryeministrit e vendit Edi Ramën. Pas fjalës së tij në Kuvend, kryeministri Rama vajti në Kryeministri për të pritur në takim Mattarellën ku dhe patën një diskutim kokë më komë me ekipet e punës.
Duke falënderuar Presidentin italian për vizitën, Kryeministri Rama vlerësoi se Italia ka qenë dhe do të mbetet një vend mik dhe partner kyç i Shqipërisë, në rrugën e zhvillimit ekonomik, si dhe një mbështetëse e vendosur e rrugëtimit të saj europian.
Kryeministri Rama dhe Presidenti italian Mattarella diskutuan mbi bashkëpunimin e frytshëm mes vendeve në fushën e bujqësisë, turizmit, arsimit, shërbimeve, si dhe dakordësuan angazhimin për vijimin e një bashkëpunimi edhe më intensiv në këto fusha, me interes të ndërsjellë mes vendeve.
Mattarella po zhvillon një vizitë 2-ditore zyrtare në Tiranë, ku ditën e sotme u prit me ceremoni shtetërore nga presidenti i vendit Bajram Begaj.
