Kuvend, vazhdon debati për Gjykatësit Kushtetues

09.09.2022 12:18

Komisioni parlamentar për zgjedhje...

Komisioni parlamentar për zgjedhje dhe emërime në mbledhjen e sotme duhet të vazhdojë debatin për zgjedhjen e gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Anëtarët e komisionit të mërkurën diskutuan mbi propozimin që Todor Vitllarov i punësuar në Prokurorinë e Lartë Publike në Shtip të jetë gjykatës kushtetues. Sipas deputetëve të VMRO-DPMNE-së opozitare, pozita e gjykatësit kushtetues është ndoshta pozita më e fuqishme në vend.

Theksojnë se përkrahja u jepet siç thonë ata, “të dëgjueshmëve partiak dhe jo cilësisë dhe kapacitetit të kandidatëve apo integritetit të tyre”.

Nga kandidatët e propozuar të LSDM-së, sipas tyre, askush nuk dallohet me diçka të dukshme lidhur me punën dhe nuk kanë ndonjë karrierë mbresëlënëse.

Deri tani anëtarët e Komisionit e kanë votuar kandidaten Tatjana Vasiq Bozaxhieva e cila punon në Ministrinë e Drejtësisë si këshilltare shtetërore për legjislacionin civil, të propozohet në Kuvend si gjykatëse e Gjykatës Kushtetuese.