Takimi Pendarovski-Mattarella, intensifikimi i marrëdhënieve midis dy shteteve

09.09.2022 13:20

Presidenti Stevo Pendarovski sot do të presë Presidentin e Republikës së Italisë, Sergio Mattarella.....

Presidenti Stevo Pendarovski sot do të presë Presidentin e Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, i cili do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vend.

Presidenti Mattarella pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, i shoqëruar me takimin kokë më kokë i presidentëve dhe takimi plenar i delegacioneve.

Në konferencën e përbashkët për media presidenti Pendarovski duke shprehur kënaqësinë për interesin tradicional dhe mbështetjen e vazhdueshme të qartë dhe të parezervë të Italisë për integrimet evropiane të Maqedonisë, tha se integrimi i Maqedonisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është në interes të sigurisë dhe prosperitetit rajonal.

Në Fokusin e Bisedimeve mes dy presidentëve kanë qenë marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale ndërmjet Maqedonisë dhe Italisë, politika e zgjerimit të Bashkimit Evropian, aleanca në NATO dhe sfidat e sigurisë në rajon dhe në Evropë. Presidneti Italian ditë më parë një vizitë zyrtare realizoi edhe në Tiranë, me ç’rast u takua me presidentin e shtetit Bajram Begaj, nga ku u dha mesazhi  se politikat italiane  prej vitesh janë të përcaktuara për integrimin e rajonit te Ballkanit Perëndimor në BE.