Kriza energjetike, Bekteshi: Qeveria ndihmon kompanitë

09.09.2022 14:08

Për tu dalë në ndihmë kompanive....

Për tu dalë në ndihmë kompanive, por edhe ndërmarrjeve publike  dhe objekteve shkollore është miratuar vendim me të cilin është përcaktuar që marzha më e lartë që tregtarët do të mund ta vendosin gjatë shitjes të energjisë elektrike të jetë 10%, informoi Ministri i Ekonomisë, Kreshni Bekteshi.

Ai gjithashtu njoftoi se është dërguar propozim deri tek Komisioni Rregullator për Energjetikë që të zvogëlohet marzha e furnizuesit me energji elektrike nga 50 në 20 për qind.

“Me vendimin e ri, tregtarët dhe furnitorët e licencuar për energji elektrike në vendin tonë nuk mund të aplikojnë marzhe më të larta se 10 për qind, në përputhj me çmimin që është në bursa momentlisht. Nëse çmimi i sotëm në bursën HUPEX është 400 euro për megavat orë, tregtarët nuk do të mund të aplikojnë çmim më të lartë se 440 euro. Ne bëjmë përpjekje që çmimet të ulen edhe në tregune lirë” – tha Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Bekteshi gjithashtu akuzoi se shkak për faturat e larta nëpër ndërmarrjet publike dhe objektet shkollore është që këto institucione nuk kanë lidhur me kohë kontratë për furnizim me energji elektrike dhe tani e rëndojnë buxhetin e komunave apo pushtetit qendror.

“Për fat të keq një numër i konsiderueshëm i institucioneve publike pavarësisht nëse janë në kuadër të pushtetit lokal apo qendror, ende edhe pse jemi në muajin shtator nuk kanë lidhur marrëveshje për tu furnizuar me energji elektrike që në mënyrë automatike e rëndojnë buxhetin e të njëjtave institucione, dhe në vend që ai buxhet të shfrytëzohet për përmirësimin e kualitetit të arsimit, për projekte infrastrukturore në kuadër të komunave dhe pushtetit qendror, ai buxhet paguhet në mënyrë të papërgjegjshme nga drejtuesit e këtyre institucioneve për furnizim me energji elektrike” – deklaroi Bekteshi.

Bekteshi bëri të ditur se në ditët në vijim përfaqësues të qeverisë do të ndjekin Komisionin Evropian në mbledhjet për kufizimin e çmimeve të energjisë dhe Maqedonia do të kërkojë që ato masa të vlejnë edhe për vendin tonë. (Ersan Pajaziti, TVM2)