BE: Projekte kundër terrorit bashkë me disa vende myslimane
20.01.2015 13:08
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, tha mbrëmë vonë se BE-ja dëshiron të lansojë projekte kundër terrorit së bashku me disa vende myslimane për ta shtuar bashkëpunimin pas sulmeve në Paris...

Mogherini tha se po shikohen “projekte specifike për lansim gjatë javëve të ardhshme me disa vende specifike, për rritjen e nivelit të bashkëpunimit kundër terrorizmit”, dhe në këtë aspekt e ka përmendur Turqinë, Egjiptin, Jemenin, Algjerinë dhe shtetet e Gjirit.
Këto komente ajo i bëri mbrëmë vonë para gazetarëve, pas mbledhjes së ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian në Bruksel.
