Presidenti i Italisë në Shkup, Mattarella: Pa Ballkanin Perëndimor, Europa s’është e plotë

09.09.2022 15:10

Italia përkarh anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut....

Italia përkarh anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë vendeve të Evropës Juglindore në Unionin Evropian. Presidenti i Italisë, Serxho Matarella, konsideron se vetëm kështu mund të mbyllet kauza për paqë të qëndrushme në Evropë dhe do t’u jepet fund ndasive nga e kaluara.

Agresioni rus në Ukrainë dëshmoi nevojën për një intergim të plotë evropian dhe solidaritet për t’iu përgjigj sfidave të reja, theksoi Matarella në fjalimin para deputetëve.

Republika e Italisë beson fuqishëm se Ballkani Perëndimor është pjesë përbërëse e Evropës dhe se Evrpa kurrë nuk do të jetë e plotë pa anëtarësimin e të gjitha vendeve të këtij rajoni. Veprimtarë të ndryshëm edhe fuqi të jashtme duan të marrin ndikim në këtë rajon duke u thirë në fuqinë si vlerë. Do desha të theksoj vendosmërinë e Evropës që të hedh logjikën e zonave të ndikimit dhe me barazi të plotë të popujve të ndërtojë perspektivë të poërbashkët të kontinetit.”  - tha Presidenti i Italisë, Serxho Mattarella.

Mattarella: Shkupi dhe Sofja të zhvillojnë dialog të sinqertë

Presidenti Italian ftoi autoritet në Shkup dhe Athinë që të tregohen më të përgjegjshëm dhe të tejkalojnë moskuptimet nga e kaluara si dhe të orientohen drejt vlerave të përbashkëta evropiane.

“Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria janë të thirrura që të marrin detyrimin që të zhvillojnë dialog të sinqertë dhe respektues për tejkalimin e mosmarrëveshjeve nga e kaluara, në kuadër të përkatësisë së përbashkët në familjen evropiane dhe respektimin e plotë të kulturave dhe identiteteve të tyre.” – u shpreh Mattarella.

Marrëveshjen me Bullgarinë, atë të Prespës me Greqinë si dhe Marrëveshjen e Ohrit,  i cilësoi si vendime të vështira që dëshmojnë përcaktimin evropian të vendit. 

Presidenti i Italisë, Serxho Matarella, vizitoi vendin me ftesë të presidentit Stevo Pendarovski. Ky i fundit, pas takimit me homologun e tij italian, Serxho Matarella tha se kanë biseduar për gjendjen aktuale në Ballkanin Perëndimorë, krizën energjetike dhe integrimin e vendit tonë në BE.

“Si aleatë në NATO këmbyem mendime për luftën në Ukrainë dhe ri-afirmuam thirrjen për ndërprerjen e këtij konflikti.”, tha Pendarovski. (Shpëtim Nuredini, TVM2)