Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II, 17 ditë zie, liderët çmuan kontributin e saj

09.09.2022 14:51

Liderët botërorë dhe qytetarët në të gjithë botën....

Liderët botërorë dhe qytetarët në të gjithë botën kanë nderuar Mbretëreshën ElizabethII, e cila ndërroi jetë të enjten në moshën 96-vjeçare në Pallatin “Balmoral” në Skoci.

Mbreti Charles III ka shpallur 17 ditë zie për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth .

Pas vdekjes së nënës së tij, Charles ka njoftuar se një periudhë zie do të mbahet deri në shtatë ditë pas funeralit të Elizabeth.

Mijëra qytetarë u mblodhën të enjten mbrëma në Londër afër Pallatit Buckingam duke vendosur lule.

Kurora dhe buqeta në nderim të mbretëreshës u vendosën edhe në Kështjellën Uindsor dhe në rezidenca të tjera  mbretërore, për të nderuar monarken që mbretëroi për 70 vite.

Homazhe në nder të saj u bënë nga SHBA-ja e Kanadaja deri në Japoni e Australi nga qytetarë të ndryshëm të cilët vendosën lule jashtë ambasadave apo katedraleve.

Flamujt u ulën në gjysmë shtizë në mbarë botën, përfshirë në Uashington, Berlin, e Bruksel, ndërsa në Paris “Kulla Eiffel” fiku dritat në mesnatë në nderim të Mbretëreshës.

“Ka qenë një grua e mrekullueshme, një grua për tu marr shebull dhe nuk di a do të ketë në të ardhmen një grua si ajo”.

“Një grua e papërshkrueshme, ka ndihmuar për gjatë gjithë jetës së saj, unë mëndoj se ka qenë institucion në vete” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar.

“Mbretëresha elizabet ka qenë mike e kombeve të bahskaura. Ka qenë e përkushtuar në shumë politika të okb-së vecanarisht ka ndihmuar në problemket ekologjike. Bota kurr nuk do ta haroj”- tha një nga përfaqësuesit e OKB-së.

“Ne dërgojmë ngushëllime deri tek familja mbretërore në Mbretërinë e Bashkuar dhe qytetarët e saj. Nuk kam patur asnjëher mundësi të takohem personalisht me atë por që kam qenë i njoftuar për atë se ԣfar ajo ka kontribuar për gjithë jetën e saj”

Data e funeralit ende nuk është konfirmuar, por besohet se do të bëhet dhjetë ditë pas vdekjes së Elisabeth. (Gazmend Rexhepi, TVM2)