Referendumi kundër marrëveshjes me Bullgarinë, VMRO-DPMNE dorëzon inciativën në Kuvend
Me 650 nënshkrime të grumbulluara....

Me 650 nënshkrime të grumbulluara, VMRO-DPMNE dorëzoi në kuvend iniciativën për referendum. Kryeparlamentari Talat Xhaferi do të duhet të vërtetojë se iniciativa është valide.
Në iniciativë figuron emri Republika e Maqedonisë, sikurse ka qenë në kohën kur është nënshkruar marrëveshja, e që sipas VMRO-DPMNE-së s’duhet të jetë arsyeja për ta refuzuar.
“Absolutisht jo. Në vitin 2018-të, në fillim, kur u miratua marrëveshja, faktikisht edhe vetë emri i marrëveshjes është marrëveshje për fqinjësi të mirë midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë. Por, inicijativa I drejtohet kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Nëse dëshirohet të gjindet ndonjë pengesë, mund ta gjejmë, megjithatë qëllimi është që të ndëgjohen qytetarët.” – tha Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski.
Edhe nëse iniciativa vlerësohet si e parregullt, deputetët do të duhet të prononcohen në seancë plenare.
Nga VMRO – DPMNE shpresojnë në deputetët e shumicës të cilët nuk mbështetën propozimin francez. Por shumica e deputetëve konsiderojnë se referendum nuk duhet të ketë.
“Ky është proces retrograd që do ta shpie Maqedoninë e Veriut në izolim, në të shkuarën dhe aspak nuk jemi në vijë të njëjtë kur flasim se si do të duhet të shkojë rrugëtimi europian I shtetit tonë. LSDM gjithmonë do të jetë në anën e qytetarëve, shtetit dhe shpresoj se do të mbizotërojë vetëdija tek pjesa më e madhe e opozitës.” – u shpreh Deputet i LSDM-së, Martin Kostovski.
Iniciativa e VMRO-DPMNE-së fton qytetarët të prononcohen se a janë kundër marrëveshjes me Bullgarinë dhe nëse i njëjti rezulton i suksesshëm, sipas presidentit dhe qeverisë ndërprejnë rrugëtimin europian të vendit. (Meral Ismaili, TVM2)
