Mickovski akuzon Komisionin e përzier historik, sillen vendime si rezultat i presionit politik
Kreu i opozitës maqedonase, VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski....

Kreu i opozitës maqedonase, VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, konsideron se në komisionin e përzier historik mes Maqedonisë dhe Bullgarisë ushtrohet presion dhe ai merr vendime dhe nënshkruan dokumente që janë rezultat i presionit politik. Mickoski theksoi nevojën që Komisioni duhet të shpërbëhet sa më shpejt, që të mundet historianët ta ruajnë sado pak dinjitetin profesional që kanë.
“Presioni mbi komisionin historik është evident. Është evidente se ajo merr vendime dhe firmos dokumente të cilat praktikisht janë rezultat i presionit politik. Dhe këtu nuk kemi asnjë dilemë dhe mendoj se sa më shpejt të shkrihet, aq më mirë do të jetë që ta ruajnë sadopak dinjitetin profesional që kanë” – tha Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Ai shtoi se është informuar për konferencën e anëtarëve të komisionit me mediat madje posedon dhe të dhëna për atë se çfarë është diskutuar, por nuk dëshiron ti bëjë publike për shkak të natyrës së mbyllur të takimit.
Mbajtjen e takimit, kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski e ka vlerësuar si veprim të gabuar. (Flutura Latifi, TVM2)
