“Covid-19”, asnjë i vdekur, 34 të infektuar

09.09.2022 18:23

Në 24 orët e fundit në vend nga “Covid-19”....

Në 24 orët e fundit në vend nga “Covid-19” janë regjistruar 34 të infektuar, ndërsa asnjë  vdekur.

Siç bëjnë të ditur autoritetet shëndetësore në 24 orët e fundit në vend janë kryer 223 kovid teste, me ç’rast janë regjistruar 34 të infektuar me “Covid-19”.

Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë me COVID-19 nga “Termin im”, janë regjistruar 3 persona të vdekur, nga një person nga Shkupi, Krusheva dhe Dibra, të moshës 79-89 vjeç.

Dy prej tyre vdiqën në spital dhe një në shtëpi.

Të regjistruarit kanë vdekur në periudhën prej 10 gusht deri 29 gusht të këtij viti.  Poshtu në këtë periudhë janë regjistruar edhe 264 të shëruar.

Aktualisht në vend ka edhe 1. 032 raste aktive me “Covid-19”.