Rusia dhe Irani kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim ushtarak
20.01.2015 13:11
Gjatë vizitës në Teheran të ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, Rusia dhe Irani kanë nënshkruar marrëveshje për ta zgjeruar bashkëpunimin ushtarak...

Marrëveshja është nënshkruar sot nga Shoiugu dhe homologu iranian, Hossein Dehqan.
Dehqan, ndërkaq, citohet të ketë thënë se së bashku me homologun rus janë dakorduar për të përshpejtuar bashkëpunimin me qëllim të parandalimit të "ndërhyrjes së forcave të jashtme në çështjet rajonale".
Ministrat nuk kanë përmendur ndonjë marrëveshje të ardhshme për armët.
