Krasniqi takon liderin e BDI-së, Ahmeti: Kosova do ta tejkalojë kontestin me Serbinë
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti....

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka pritur në një takim zyrtarë liderin e partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Ahmeti pohoi se temë e diskutimeve kanë qenë të gjitha temat të cilat kanë të bëjnë me stabilitetin dhe me arrdhmërinë e rajonit, si në aspektin e sigurisë ashtu edhe atë të ekonomisë.
Të dy bashkëbiseduesit potencuan nevojën e domosdoshme të bashkëpunimit dhe të lehtësohen rrugën infrastrukturore, dhe shkëmbimi tregtar.
Ahmeti u shpreh i bindur se Kosova së shpejti do ta tejkalojë edhe kontestin me Serbinë dhe të hapëroj drejt BE-së dhe të NATO-s.
“Ka qenë një takim vllazëror, kemi hapur të gjitha temat që kanë të bëjnë me stabilitetin me paqën dhe me arrdhmërinë e rajonit. Jemi një rajon i cili ka pretendime, i cili ka pretendime të përbashkëta për anëtarësim në BE, por Kosova duhet të hapëroj edhe më tej për të përmbyllur çështje akoma të pa mbyllura, kontesti me Serbinë” – tha Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.
Edhe Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi shprehu mirënjohje për kontributin e BDI-së dhe të liderit Ahmeti në stabilitetin e RMV-së dhe të rajonit.
“Diskutuam konkretisht edhe për projektet tepër të rëndësishme infrastrukturore apo ekonomike të cilat do të jenë në dobi të qytetarëve të të dyja vendeve. Padyshim diskutuam edhe për krizën e madhe ekonomike me të cilën po ballafaqohemi të gjithë, e në veçanti Kosova” – deklaroi Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi.
Krasniqi poashtu pohoi se Kosova për momentin nuk e sheh “Ballkanin e Hapur” si opsion të duhur, por potencoi se bashkëpunimi rajonal është shumë i rëndësishëm, dhe se problemi mes Serbisë dhe Kosovës nuk është lehtë i kalueshëm.
Në pyetjen e redaksisë sonë se pse Memli Krasniqi si lider i një partie opozitare, nuk gjeti kohë të takohet me liderët e opozitës shqiptare, ai tha.
“Unë sot kamë ardh në një vizitë për ti takuar udhëheqësit e institucioneve të shtetit. Meqë sa di në njërën nga partitë opozitare ende ka problem në lidership, unë i kam takuar më herët, kamë miq edhe aty, por që nuk ishte ky rasti. Partitë të tjera që janë pjesë të pushtetit mund ti takoj, i kam takuar, ne nuk i ndajmë dhe nuk përzihemi në çështjet e brendshme“ – theksoi Krasniqi.
Ahmeti poashtu pohoi se, PDK është në një moment të vështirë në pritje të epilogut të gjykatave ndërkombëtare ku po gjykohen themeluesit e kësaj partie, si Hashim Thaçi e Kadri Veseli, por se pret që të njëjtit të lirohen, dhe ti kthehen proceseve. Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi poashtu ka takuar edhe Kryeparlamentarin, Talat Xhaferin, Zv/Kryeministrin Artan Grubin dhe Kryeministrin, Dimitar Kovaçevski. (Fitim Kryeziu, TVM2)
