Lufta në Ukrainë, 9 civil të vrarë nga Forcat ruse në rajonin e Donetskut

09.09.2022 19:32

Nëntë civilë janë vrarë dhe 23 janë plagosur....

Nëntë civilë janë vrarë dhe 23 janë plagosur nga forcat ruse në rajonin e Donetskut njofton, Pavlo Kyrylenko , kreu i administratës ushtarake rajonale. Granatat ruse kane bombarduar edhe Mariupolin dhe Volnovasën, por akoma nuk është raportuar sa njërëz janë vrarë.

“Rusia po vret civilë. Rusët vranë nëntë civilë të rajonit të Donetskut: pesë në Bakhmut , dy në Zaitsevo , një në Nju Jork dhe një në Fedor-Ivka . 23 persona të tjerë u plagosën. Të gjithë rusët do të mbajnë përgjegjësi për krimet e tyre në tokën tonë” – tha Kreu i Administratës ushtarake rajonale, Pavlo Kyrylenko.  

Forcat ruse kanë goditur edhe një spital në rajonin Sumy, në Ukrainën verilindore. Raportet vendase bëjnë fjalë për viktima, por nuk është publikuar ende asnjë shifër. Spitali ndodhet në rajonin Velika Pisarivka, i cili kufizohet me Rusinë.

Ndërkohë nga ana tjetër, Moska mohon të ketë shenjëstruar civilët.

“Nacionalistët ukrainas akuzojnë Federatën Ruse për sulme në spitalin e Sumy-t, por një gjë e tillë nuk është e vërtëtë. Ushtria jonë nuk ka sulmuar asnjë spital deri tani.  Akuzat janë të pa baza” – u shpreh Zëdhënësi rus i Mnistrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenko.

Kjo luftë duket se do të zvarritet edhe gjatë kohë, thotë këshilltari i presidentit ukrainas.

Unë mendoj se lufta do të zvarritet dhe ka shumë të ngjarë të zgjasë deri në vitin 2023. Pyetja këtu është se si do të hyjmë në dimër. Është shumë më rëndësi nëse ushtria jonë e  rimerr Kherson-in, atëherë situata do të ndryshojë në të gjithë rajonin” - tha Këshilltari i Presidentit të Ukrainës, Oleksiy Arestovych.

Ushtria ukrainase duket se është afër çlirimit të Khersonit. Disa pamje të publikuara tregojnë ushtarët ukrainas që kanë rimarr qytetin Balakliya pranë Kharkiv, i cili ishte i pushtuar nga Rusia.

Banorët mirëpresin ushtarët pas rimarrjes së qytetit nga forcat ukrainase.

“Ne jemi lutur shumë që ju të ktheheni. Faliminderit që erdhët këtu. Ju kemi pritur për shumë kohë” – tha një banore e Balakliya.  

“Ju lutem, duhet të qëndroni në bodrum për pak kohë. Mund të ketë granatime. Por tani ne jemi këtu, gjithçka është në rregull” – shprehet një ushtar ukrainas.

Balakliya shtrihet rreth 70 kilometra në juglindje të qytetit Kharkiv, në qendër të territorit në të cilin Ukraina ka nisur një kundërofensivë të madhe. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)