Botë

Aksidentohen trenat në Kroaci, tre të vdekur 11 të lënduar

10.09.2022 13:08

Të paktën tre persona kanë vdekur dhe 11 të tjerë janë lënduar...

Të paktën tre persona kanë vdekur dhe 11 të tjerë janë lënduar, pas përplasjes së një treni me pasagjerë me një tren mallrash, në qendër të Kroacisë.
 
Në trenin lokal me pasagjerë kanë qenë 13 persona, ndërsa në atë me mallra vetëm shoferi.
 
Incidenti ka ndodhur në mbrëmjen e 9 shtatorit afër qytezës Novska, afër kufirit të Krocisë me Bosnje-Hercegovinën, ka bërë të ditur policia kroate.
 
Kryeministri kroat, Andrej Pllenkoviq, e ka vizituar vendin e incidentit, bashkë me zyrtarë tjerë qeveritarë.Shkaku i përplasjes është duke u hetuar.