Në luftimet në Donjeck jetën e kanë humbur 40 ushtarë ukrainas
20.01.2015 14:05
Dyzetë pjesëtarë të forcave ukrainase të sigurisë e humbën jetën në luftimet në Donjeck në 24 orët e kaluara....

Dyzetë pjesëtarë të forcave ukrainase të sigurisë e humbën jetën në luftimet në Donjeck në 24 orët e kaluara dhe janë shkatërruar dy tanke, deklaroi sot zëvendëskomandanti i shtabit të Republikës popullore të vetëshpallur të Donjeckut, Eduard Basurin.
Sipas tij në mesin e kryengritësve janë pesë të vdekur, ndërsa në mesin e civilëve jetën e humbën pesë persona, ndërsa 26 janë plagosur.
Vazhdon granatimi i të gjitha rajoneve të qytetit. "janë përforcuar sulmet përgjatë linjës së frontit. Ushtria ukrainase vazhdon të dërgojë tanke dhe automjete të blinduara", shton Basurin.
