Botë
Vuçiq, BE dëshiron marrveshje të shpejtë Kosovë-Serbi
10.09.2022 14:58
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se diplomatët evropianë kanë propozuar “kornizë të re”...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se diplomatët evropianë kanë propozuar “kornizë të re” për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian në Bruksel.
Pas takimit me Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Serbisë, Vuçiq ka bërë të ditur se çka ka diskutuar një ditë më herët, me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, dhe këshilltarët e sapoemëruar të Gjermanisë dhe Francës, Jenns Plettner dhe Emmanuel Beaune.
“Kemi marr nga ata do të thoja propozim do të thoja plotësisht korrnizë të re bisedimesh në Bruksel, e cila do të duhej të sjell deri te zgjidhja e shpoejtë përfundimtare siç thonë ata problemit me të cilin po përballemi dhe të gjitha pyetjet e pa sqaruara lidhur em Kosovën. Ai takim nuk ka nevojë tu them se nuk ishte aspak i lehtë dhe në esencë mund të them disa gjëra se folën në emrë të shteteve më të fuqishme evropiane, ndërsa theksuan se për këtë kanë përkrahjen edhe të SHBA-ve dhe Turqisë. Vlerësojnë se në rethana kur egziston luftë në Evropë nuk janë të nevojshme konflikte të reja, prandaj është me rëndësi të vihet deri te marrveshja sa më shpejtë që të jetë e mundur.Nën dy, forcat e mëdha perëndimore plus turqia siç më thane, dëshirojnë zgjidhjen e këtij problem sepse në Evropë është luftë. Ndoshta ne në Serbi nuk e kuptojmë por Evropë është në luftë dhe duhe mbrojtur. Dhe në përputhje me këtë zgjidhja potenciale ata do ta kishin më të lehtë për ti dhënë përgjigje të qartë presidentit rus Vlladimir Vlladimiroviç, lidhur me prcedencën juridike lidhur me çështjen e pavarësisë së Kosovës, pasi do të thonin se është arritur marrveshje. Ndërsa nëse Krimea dhe Ukraina arrijnë marrveshje mundet por pa marrveshje nuk mundet dhe kështu ne do të ishim edhe njëher dëm kolateral I konfliktit të forcave të mëdha dhe sjelljes së tyre jo parimore nga e kaluara. Dhe e trata siç mu tha Putin ka ngritur flamurin dhe tani mbetet të gjith të deklarohen në cilën anë dëshirojnë të mbeten”, u shpreh presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Sipas tyre diplomatëve evropianë], dialogu duhet të rezultojë me zgjidhje të menjëhershme dhe përfundimtare, siç thonë ata, të problemeve, me të cilat po përballemi dhe të të gjitha çështjeve të pazgjidhura”, ka thënë Vuçiq më 10 shtator.
