Maqedoni
Komuna e Çairit, ndan 20 bursa për studentët e UNT-së në Shkup
10.09.2022 15:20
Në prag të fillimit të afatit të dytë të regjistrimit në Universitetin “NënëTereza” në Shkup...

Në prag të fillimit të afatit të dytë të regjistrimit në Universitetin “NënëTereza” në Shkup, komuna e Çairit ndan 20 bursa për studentë që do të studiojnë në fushat deficitare në këtë universitet përkatësisht Megatronikë, Menaxhment industrial dhe Elektro-energjetikë.
Marrveshja për ndarjen e bursave u nënshkrua nga kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe rektorin e Universitetit Nëmnë Tereza në Shkup Prof.Dr. Izet Zeqiri.
Ganiu me këtë rast ka theksuar se ndarja e bursave paraqet një hap të rëndësishëm për avancimin akademik të shoqërisë tonë, por edhe përforcimin e tregut të punës që kanevojë aq të madhe për të patur njerëz profesionist në radhët e veta edhe atë në fushat deficitare. Rektorii UNT-së Zeqiri falënderoi kryetarin e komunës Ganiu, si dhe komunën e Çairit në përgjithësi për mbështetjen permanente në drejtim të konsolidimit të UNT-së, që ng athemelimi.
Për këto bursa, studentët e rinj mund të konkurrojnë nga e hëna 12 shtator kur edhe fillon afati i dytë i regjistrimit deri të enjten, më 15 shtator. Javën e kaluar rektori Zeqiri poashtu u ndau bursa të gjithë studentëve të pranuar në Fakultetin e Shkencave të Informatikës.
