Maqedoni
Hakerët grek sulmojnë veb faqen e MASh-it të RMV-së
10.09.2022 15:42
Ueb-faqja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës prej mbrëmë është sulmuar nga hakerët...

Ueb-faqja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës prej mbrëmë është sulmuar nga hakerët, me çrast faqja është ndërprerë plotësisht dhe në të nuk ka qasje.
Në sajtin e MASH shkruan se është sulmuar nga ekipi i hakerëve grek “Netwatchers”.
“Ministria e Arsimit dhe Shkencës është në komunikim me Qendrën Kombëtare CIRT për Incidente Kompjuterike pranë Agjencisë së Komunikimeve Elektronike, ku është raportuar rasti dhe nga ku presim, me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të ndërmerren veprime konkrete për të gjetur vend ndodhjen dhe burimin e sulmeve. Ndërkohë, shërbimi TI iMinistrisë së Arsimit dhe Shkencës me mbështetjen e bashkë punëtorëve të jashtëm po ndërmerr veprime për forcimin e sigurisë së faqes së internetit, pas së cilës ajo do të aktivizohet sërish”, thonë nga MASH.
Nga kjo Ministri theksojnë se nuk ka nevojë për shqetësime për marrjen e supozuar të bazave të të dhënave të qytetarëve, sepse në ueb-faqe nuk ekzistojnë baza të tilla në prapavijë dhe e njëjta ka karakter informativ.
