Botë
Mbetëria e Bashkuar, Charlesi i III zyrtarisht shpallet mbret
10.09.2022 16:48
Charlesi i III edhe zyrtarishtë është shpallur mbret i Mbretëris së Bashkuar...

Shpallja u bë në ceremonin tek Këshilli në pallatin e Sent Xhejmsë në Londër. Kjo ceremoni për herë të parë është emituar në mënyrë të drejtpërdrejt në ekranet televizive, ndërsa morën pjesë një numër i madhe i fytyrave politike, përfshi djalin e mbretit Charles, princi Viliam dhe bashkëshorten e tij Mbretëreshën Kamilla.
Kryeministra e re e vendit Lis Rast i është bashkuar nënshkrimt të deklaratës me të cilën edhe zyrtarishtë Charls njihet si mbret.
“Nëna ime shembull për dashuri të pa kufishme dhe shoqërim të pa shoq, roli udhëheqës i nënës sime është i pa krahasueshëm gjatë kohës sa ka zgjat kjo udhëheqje ku ka treguar një përkushtim dhe lojalitet. Jamë shumë i vetëdishëm për trashigimin e madhe që më është dhënë, por edhe për obligimet, dhe përgjegjësit”, u shpreh mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles i III.
Protokolet të cilat zbatohet pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeta e dytë, janë të njohura si operacioni “Ura e Londrës”, dhe deri në marrjen zyrtare të detyrës mund të shkojnë edhe muaj. Mbreti i ri do të duhet të përballet me sfidat e mëdha të cilat i parasheh skena politike në vend, por edhe në sferën ndërkombëtare.
“Mendoj se Charls do të jetë mbret i mirë dhe i suksesshëm, është kalitur në një familje mbretëore për 50 vite, dhe duhet të jetë si i tillë”, theksoi qytetari.
“Mendoj se ka me punuar mirë, ka treguar interesim për shumë tema dhe kjo është shumë e rëndësishme, por vlen të thekësohet sidomos tema për ndryshimet klimatike, dhe mendoj se ka pasur kohë të mjaftueshme të përgatitet”, shprehet qytetarja.
“Paraqitja e mbretit Charls ka qenë një mirnjohje dhe tregues se do ta ndjekë shembullin e Kushtetutës së Monarkisë e cila është lënë nga nëna e tij. Ai poashtu foli se si do ta vazhdojë ta zbatoj principin e implementuar nga nëna e tij në aspektin e kushtetutës dhe obligimeve, poashtu ka treguar se të vazhdojë ta implementoj edhe përgjegjësin e udhëheqësisë”, theksoi qytetari.
Varimi i mbretëreshës duhet të bëhet në ditën e dhjetë të operacionit “Ura e Londrës”, por përshkak se mbretëresha ka ndruar jetë në Skotland shumë hapa më tutje do të duhet të aktivizohen në kuadër të operacionit e njohur si “Një afat”.
Trupi i pa jetë i mbretëreshës është vendosur në Edinburg, dhe katër ditë para varrimit do të dërgohet në Londër në pallatin mbretëror. Mbreti Charles III ka shpallur një periudhë zie prej 17 ditësh për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II. Mbreti ka kërkuar që të mbahet një periudhë zie mbretërore nga e premtja deri në shtatë ditë pas funeralit të Mbretëreshës.
FITIM KRYEZIU
