Odegaard i thotë po Realit

20.01.2015 14:32

Tashmë mund të konsiderohet zyrtare: Martin Odegaard i ka thënë po ofertës së Realit të Madridit...

Sipas mediave norvegjeze, StromSgodset dhe Reali kanë nisur bisedimet për të përcaktuar detajet e fundit të transferimit të djaloshit Odegaard në kryeqytetin spanjoll, ku synon të stërvitet nga Carlo Ancelotti për të dhënë fillimisht kontribut te skuadra e dytë. Marrëveshja mund të mbyllet për 2 milionë euro, shifër që mund të shkojë në 4 milionë nëse arrihet një seri objektivash.

Të enjten 16-vjecari do të jetë në Madrid, ku edhe do të nënshkruajë kontratën që do ta lidhë me Realin deri në verë të vitit 2018.

Mediat spanjolle zbulojnë se përcaktues në vendimin e Odegaard për t'iu bashkuar Realit ishte dëshira e tij për të qenë nën urdhrat e Zinedin Zidane në sfidat që do të luajë me skuadrën e dytë.

Më shumë se paratë, djaloshin e artë norvegjez, që e kërkonte gjysma e Europës, e bindi ajo që i ofroi klubi madrilen në aspektin sportiv dhe atë privat.