Kampionati spanjoll më i mirë në botë, i Maqedonisë i 70-ti, i Shqipërisë i 67-ti

20.01.2015 14:34

Nuk ka nevojë për shumë imagjinatë për të gjetur se cili ishte kampionati më i fortë në botë për 2014....

Me të gjithë këto komponentë nuk është aspak çudi që La Liga spanjolle shpallet si kampionati më i fortë në botë për të pestin vit rradhazi nga IFFHS, Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave në Futboll.

Primera Division ruan kryesimin falë performancës së jashtëzakonshme të skuadrave të saj jo vetëm në kampionat, por edhe në kompeticionet europiane dhe ndërkombëtare me Realin e Madridit që u kurorëzua kampion i kontinentit në kompeticionin më të rëndësishëm, Champions League duke fituar finalen e Lisbonës, pikërisht përballë një tjetër skuadre të La Ligas, Atletikos së Madridit.

Ndërkohë, për të rritur koeficientët kanë shërbyer dhe performancat e Barcelonës, dhe Sevillas.

Surprizë në klasifikimin e kampionateve më të fortë në Botë mund të konsiderohet vendi i dytë, me Serinë A Italiane që ndodhet aty duke zbritur një shkallë më poshtë, në vendin e tretë Premier Leaguen angleze.

Për sa i përket Maqesonisë, kampionati ynë gjendet në vendin e 70-të, ndërsa ai I Shqipërisë pozicionohet më mirë, në pozitën e 67-të.

Nga skuadrat, Reali i Madridit është ekipi më I mirë në botë sipas rangimit të IFFHS, para Bajernit të Mynihut, Atletiko Madridit, Barcelonës e kështu me rradhë. Metalurgu është ekipi më mirë I ranguar nga Maqedonia, në pozitën e 258-të, Rabotniçki i 314-it, ndërsa Shkëndija pozicionohet si skuadra e 462-të në botë. Prej Shqipërisë, pozitën më të mirë e ka Flamurtari i Vlorës, me plasmanin në pozitën e 346-të.