Botë
NATO, Rusia dhe Kina aktorët kryesor në Ballkan
11.09.2022 14:50
Jo vetëm Rusija por edhe Kina janë ndër aktorët kryesorë që ushtrojnë ndikimet e tyre në Ballkan...

Jo vetëm Rusija por edhe Kina janë ndër aktorët kryesorë që ushtrojnë ndikimet e tyre në Ballkan, konstaton NATO.
Xhej Xhensen drejtor për komunikime në Aleancë thotë se për Rusinë, Ballkani është dytësor, por që ndikimi është I vazhdueshëm, ndërkaq Kina me forma të ndryshme dëshiron të shtojë influencën. Sipas tij nuk ngec as ndikimi I qeverive të rajonit.
“Rusia nuk është e fokusuar në Ballkan, është çështje dytësore, por ata e dijnë se ka tensione këtu midis grupacioneve të caktuara dhe tentojnë që të përkeqësojnë këto tensione, përpiqen të manipulojnë, të bëjnë gjëra duke shtuar ndasitë, të ketë protesta dhe përleshje. Ky është qëllimi i tyre. Ata nuk janë aktorët e vetëm në këtë hapësirë. Kina është aktive këtu në forma të ndryshme. Në një plan afatgjatë përpiqen të vendosin fuqi ekonomike, me benificione tek zyrtarët”, u shpreh drejtori për komunikime në NATO, Xhej Xhensen.
Sipas zyrtarit të NATO-s, gjitha këto veprime krijojnë rrethana komplekse, luftë të dezinformacioneve dhe për të cilën qeveritë duhet të kundërveprojnë në mënyrë efektive.
Një ndër metodat më efektive kudnër kësaj beteje, sipas tij është krijimi i besimit të qytetarëve tek qeveritë se çfar ato përfaqësojnë dhe pse duhet besuar dhe mbështetur.
MERAL ISMAILI
