Botë

Ukrainë, vazhdon kundër ofenziva ukrainase

11.09.2022 15:12

Gjatë 24 orëve të kalaura kanë vazhduar luftimet e ashpra në mes ushtrisë Ukrainase dhe asaj Ruse...

Gjatë 24 orëve të kalaura kanë vazhduar luftimet e ashpra në mes ushtrisë Ukrainase dhe asaj Ruse në Jug dhe Veri të Ukrainës. Informacionet e fundit nga ushtria Ukrainase flasin se trupat ukrainase kanë ashpërsuar edhe më shumë sulmen kundërofenzive në Harkov dhe Herson, ndërsa mediat ruse pohojnë se janë duke u bërrë riorganizimet dhe konsolidimet e radhëve të tyre, të cilët ditë më parë janë tërhequr nga Uzumi, e cila ishte pika më e ashpër e luftimeve.
 
Ushtria Ukrainase poashtu ka pohuar se ushtrisë ruse i janë ndërprerë edhe kanalet e furnizimit. 
 
“Për të shënuar qëllimet të operacionit special ushtarak për clirimin e tërësishëm të Donbasit, është sjellë vendim për rigrupim të trupave ruse të stacionuar në rajonet e Balaklea dhe Izjum, e më pasë të shtyhet fuqishëm sulmi në drejtim të Donjeckit”, u shpreh zëdhënësi i ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov. 
 
Ndërsa situate e pa qartë dhe tensionuese akoma mbetet në Zaporozhje, nga Kompania Energoatom kanë pohuar se Centrali Nuklear përsëri është shkyqyr nga rrjeti, ndërsa reaktori i 6-të ishte deaktivizuar në ora 3 pas mesnatës. Presidenti Ukrainas Zelynsky ka deklaruar se ky dimër është kthesa e madhe, dhe mund të sjellë në një deokupim dramatic.
 
“Puna stabile e Centralit të sistemit energjetik, mund të jetë njëra nga elementet kryesore në garancionin stabil të shumës harxhuese të energjis elektrike në Europë në 90 ditët e ardhshme, prandaj kamë potencuar se ne duhet të luftojmë që ta kalojmë këtë dimër”, theksoi Presidenti i Ukrainës, Vlodymir Zelynsky.
 
Zelensky edhe njëher ka kërkuar sanksione më të ashpra për Rusinë. Nga ana tjetër kufizime për dhënien e vizave gjatë ditëve në vazhdim do të duhet të sjellin vendet si Lituania, Letonia, Polonia dhe Estonia, janë këto vende të cilat shtetësit rus I përdorin për të dalë në Europë.
 
Kurse në Rusi janë në fazën finale zgjedhjet regjionale, të parat nga invazioni rus. Do të zgjidhen guverner, parlamentet dhe këshillat lokal në mbi 80 regjione. Mbikqyrësit kanë raportuar se partia e Kremal “Bashkimi I Ruisësë”, do të shënon një fitore bindëse, përshkak se janë arrestuar politikanë të cilët kanë qenë kundër luftës në Ukrainë. 
 
FITIM KRYEZIU