Maqedoni
Ujësjellësi në Haraçinë, Ibrahimi: Funksional,po punohet në sanimin e defekteve
11.09.2022 15:56
Në 80 % të teritorit të komunës së Haraçinës ka ujësjellës funskional komunal...

Në 80 % të teritorit të komunës së Haraçinës ka ujësjellës funskional komunal, mirëpo i njëjti punon me ndërprerje në disa pjesë të Haraçinës për shkak të sanimit të defekteve në rrjetin ujësjellës.
Kështu u shpreh kryetari i komunës së Haraçinës Ridvan Ibrahimi në “Intervistën e Javës”, i cili, bind banorët se do të kenë ujësjellës funksional dhe ujë në sasi të mjaftueshme gjatë stinës së verës dhe se komuna është e gatshme të menaxhojë me sukëses ujësjellësin e përëruar.
“Ne po bëjmë monitorimin e të gjitha defekteve. Deri tani janë sanuar mbi 15 defekte pak më të mëdha, ekipet vazhdojnë të jenë në terren dhe aty ku paraqitet problemi po ndalet uji dhe po bëhet sanimi i defekekteve. Sa kohë nevojitet ku të gjithë banorët do të kenë ujësjellës funskional dhe a do të ketë sasi të mjaftueshme të ujit?- Kjo është me rëndësi të theksojë se në bazë të eksperteve për këtë çështje sasi të mjaftueshme të ujit do të ketë për 15 mijë banorët të komunës së Haraçinës”, theksoi kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi.
Rryma e nevojshme për pompat e ujit, Ibrahimi: Të fokusuar në furrnizim të rregullt me rrymë
Nuk duhet harruar, shton Ibrahimi se për të qenë ujësjellësi funksional nevojitet të ketë vazhdimisht energjie elektrike, me të cilën do të punonin pomopat e ujësjellësit. Ibrahimi thotë se përllogaritjet e para janë se pompat do të harxhojnë rreth 1 milion denarë në muaj rrymë.
Por a vihet në pikëpyetje funksionimi i ujësjellësit komunal në rast se EVN sërish ckyç rrymën në Haraçinë?- Ibrahimi kërkon që komuna e Haraçinëstë trajtohet njësojë sikomunat tjera për këtë çështje?
“Jemi shumë të interesuar qe kjo çështje të mos përseritet, të mos ngelemi pa energjie elektrike, pyetje juaj ishte çfarë nëse nuk ka energjie elektrike, atëherë me automatizëm pompat nuk do të punojnë dhe nuk do të ketë”, theksoi Ibrahimi
Haraçina furnizohet me ujë nga një burim në Ilinden. Ibrahimi paralajmëron se bashku me ekipin e tij komunale, me mbështetjen e pushtetit qendror dhe dashamirësve të përpilojë projekt të mirë dhe të gjejë mjete finansiare për të bërë ujësjellës funskional komunal edhe në vendbanimin Orlancë dhe Grushinë.
REXHEP QAMILI
