Maqedoni
VMRO-DPMNE: Xhaferi e Kovaçevski, skenarë kundër referendumit
11.09.2022 16:18
Kryeparlamentari Talat Xhaferi pritet që javën e ardhëshme të jep vleërsimin për iniciativën e VMRO-DPMNE-së...

Kryeparlamentari Talat Xhaferi pritet që javën e ardhëshme të jep vleërsimin për iniciativën e VMRO-DPMNE-së për mbajtjen e referendumit për Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë me Bullgarisë.
Ndërkohë Mile Lefkov nga VMRO-DPMNE ka pohuar se partia e tij ka pranuar disa informacione se Kryeparlamentari Xhaferi është duke përgatitë skenare për hedhjen poshtë të iniciativës për mbajtjen e referendumit.
“Në këtë skenarë rolin kryesor duhet ta luaj Talat Xhaferi, i cili planifikohet që vetëm ta zbatojë atë të cilën e ka urdhëruar Kovaçevski. Pushteti është mirë i informuar se shumica dërmuese e qytetarëve të cilët do të dalin në referendum do të votojnë PRO anulimit të marrëveshjes me Bullgarinë, dhe prandaj edhe ikin nga kjo përgjegjësi. Referendum patjer do të ketë, sepse ajo është forma më e lartë e demokracisë. Apelojmë deri tek partia anti-maqedonase e LSDM-së dhe lideri i saj Kovaçevski të mos marre guximin dhe ta shumëzon popullin me zero”, u shpreh Mile Lefkov nga VMRO-DPMNE.
LSDM, Micskoski kundër gjuhës maqedonase në BE
Ndërsa nga LSDM-ja kanë reaguar duke potencuar se kjo iniciativë e Hristijan Mickovskit për referendum është kundër gjuhës maqedonase, bënë dëme të mëdha në identitetin maqedonas dhe është e orientuar kryesishtë për ta dëmtuar rrugën eurointegruese të vendit.
“Të gjitha institucionet zyrtare të Unionit kanë vërtetuar se procesi i bisedimeve për anëtarësim në BE, do të realizohet në gjuhën maqedonase. E mbrojmë identitetin tonë maqedonas me formulim të pastër të gjuhës maqedonase. Por Mickovski me çdo çmim dëshironë të veprojë vetëm për ta dëmtuar këtë proces, duke vepruar si një anti-europian, duke i sjellur dëmë interesave shtetërore dhe atyre nacionale, pa pasur shqetësimin e dëmit të shkaktuar. Ai politikat e kësaj parti është duke i zbatuar për interesat e tija personale”, thuhet në komunikatën me shkrim të lëshuar nga LSDM.
Sipas kësaj partie lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski mbetet i izoluar, ndërsa politikat e tija do të ndëshkohen rëndë nga qytetarët.
FITIM KRYEZIU
