Botë

Mitsotakis, i gatshëm ta takojë presidentin turk Erdogan

11.09.2022 17:10

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar se Athina do të përpiqet t’i mbajë...

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar se Athina do të përpiqet t’i mbajë hapur kanalet e komunikimit me Ankaranë, pavarësish  tkomenteve si të ai“të papranueshme” të presidentit turk Erdogan.
 
“I konsideroj deklaratat e presidentit turk të papranueshme. Megjithatë, ne do të do të përpiqemi që t’i mbajmë të hapura kanalet e komunikimit”, tha Mitsotakis, duke shtuar se ka qenë gjithmonë i gatshëm të takohet me Erdogan.
 
Presidenti turk e akuzon Greqinë se po pushton ishujt e demilitarizuar në detin Egje dhe ka deklaruar se Turqia është gati të bëjë atë që duhet në momentin e duhur.
 
Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias, u kundërpërgjigj se kush do që mendon se mund të sulmojë Greqinë duhet të mendohet mirë, pasi vendi i ka të gjitha kapacitetet e duhura për t’u mbrojtur.
 
Në mbështetje të saj dolën disa vende të Bashkimit Evropian, mes të cilave Franca, por edhe Shtetet e Bashkuara, që deklaruan se integriteti territorial i Greqisë nuk mund të vihet në dyshim.