Maqedoni

Ohër: Mashtruesit zhvatin para nga të moshuarit

11.09.2022 17:36

Mashtruesit në mënyrë të rreme paraqiten si policë dhe zhvatin para nga qytetarët e moshuar nga Ohri...

Me telefonata për një aksident trafiku fiktiv nga familjarët e tyre në të cilin ka viktima apo të plagosur rëndë, ata kërkojnë mijëra euro, me mashtrimin se do të rregullojnë që autori të mos ketë dënim me burg, as gjykim. 
 
Prekës është dëshmia e Aneta Vrskoska Jovanoskës nga Ohri, prindërit e së cilës ishin cak i mashtruesve. Ata u gënjyen se motra e tyre kishte vrarë një fëmijë në një aksident, kështu që ata duhej të paguanin para për të mos shkuar në burg.
 
"Pas 30 minutash maltretimi të prindërve të mi, nëna im duke bërtitur, kanë marrë edhe kërcënime. I nxorrën të gjitha paratë, pastaj i numëruan dhe i thanë sa kishin, më pas morën urdhër që të mos i thoshin askujt t'i fuste paratë në një zarf dhe thanë se do të vinte dikush tek shtëpia ti merrte", shprehet qytetarja nga Ohri, Aneta Vrskovska Jovanovska. 
 
Mashtruesit u tërhoqën kur vajza iu bashkua bisedës telefonike dhe kërkoi të identifikonte inspektorët e policisë. 
 
"Në momentin që hyra, linja telefonike nuk ishte ende e mbyllur dhe babai më dha telefonin, më tha bijë shiko çfarë duan njerëzit, nuk e kuptoj dot vetë. Pasi i pyeta  ju lutem identifikohuni, tregoni numrin tuaj të policisë dhe nga cili stacion po telefononi dhe u thashë se kjo nuk do të përfundojë kështu, më mbyllën telefonin", theksoi Jovanovska. 
 
Rastin e kanë denoncuar në polici, nga ku kanë mësuar se në periudhën e kaluar ka pasur disa mashtrime të njëjta. SPB Ohër thotë se po bëhet gjithçka për gjetjen e mashtruesve.
 
"Policia apelon qytetarët, veçanërisht të moshuarit që të mos bien në këto mashtrime dhe të ngjashme, përmes thirrjeve të marra nga persona të panjohur dhe çdo rast të tillë ta lajmërojnë në numrin e telefonit 112 ose në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e SPB Ohër. 
 
Ndërsa në rrjete sociale apelohet që të kenë kujdes edhe qytetarër e Strugës duke qenë se mashtruesit mund të kalojnë nga Ohri në Strugë. 
 
ILMIJE ZHAKU