Maqedoni
Qendra për hulumtime juridike dhe analiza, vetëm dy dënime me burg lidhur me ambientin
11.09.2022 18:26
MPB njofton se policia e rajonit të Gostivari gjatë ditës së djeshme ka arrestuar dy persona nga Dobërdolli i Gostivarit...

Vitin e kaluar ka pasur 85 akuza për vepra penale që lidhen me ambientin jetësorë, prej të cilave për 76 ka pasur vendim gjyqsor, dhe atë për 62 raste janë shqiptuar vetëm denime me para dhe vetëm 2 raste janë shqiptuar nga 6 muaj derinë 1 vit burg.
Sipas Qendrës për hulumtime juridike dhe analiza për uzurpim të pasuris së patundshme janë denuar 35 persona, 34 për peshkim të pa ligjshëm, 6 persona për gjueti të paligjshme dhe tortura të kafshëve, 1 person për shfrytëzim të paligjshëm të burimeve minerale dhe 3 për krime të tjera.
Sasia e denimeve me para, për kë tovepra, në të shumtën e rasteve ka lëvizur nga 300-500 euro, në 5 vendime gjyqsore është caktuar denim prej 1 000 eurosh dhe denimet e tjera sillen mes 600-800 euro.
Me ndryshimet e fundit ligjore, në Ligjin për ambient jetësorë, ka disa kategori të sanksioneve që lëvizin prej 20-50 mijë euro deri në 180-220 mijë euro, në varësi prej madhësis së subjektit juridik.
Po ashtu me ndryshimet e kodit Penal është paraparë vepra penale ekocid, e cila do të hyj në fuqi nëse miratohen ndryshimet në Kodin Penal.
Ndotja e ambientit jetësorë do të jetë në listën e veprave më të rënda penale, sepse bëhet fjalë për shkatërrim masiv të ambientit, të kryer me vetëdije,kurse denimet për këtë do të jenë me burg të përjetshëm, ose më së paku 10 vite burg.
