Qëlluan drejt anijes që shkeli ujërat, Greqia dhe Turqia “përplasen” sërish

12.09.2022 12:59

Turqia dhe Greqia japin informacione të kundërta....

Turqia dhe Greqia japin informacione të kundërta për të shtënat kundër një anijeje turke në zonën kufitare. Këto të shtëna kanë tensionuar edhe më shumë gjendjen mes tyre.

Sipas informacioneve nga Greqia, roja bregdetare greke ka qëlluar me të shtëna paralajmëruese ndaj anijes turke, për shkak se kjo anije po lëvizte në zonat ujore greke pranë ujdhesës Lesbos.

Kapiteni i anijes "Anatolian” kishte refuzuar më parë kërkesën e autoriteteve greke për kontrollin e anijes. Anija më pas lundroi në ujërat e afërta turke, kumtoi Qendra e rojeve bregdetare greke.

Mediat turke raportuan se drejt anijes "Anatolian" është qëlluar njëmbëdhjetë milje detare larg ishullit turk Bozcaada, në ujërat ndërkombëtare.

Autoritetet turke akuzojnë palën greke për mos respektim të  ligjeve ndërkombëtare.