Antiga dhe Barbuda, paralajmërime për referendum për Republikë
Pas vdekjes së Mbretëreshës britanike, Elizabeta e II....

Pas vdekjes së Mbretëreshës britanike, Elizabeta e II, Shteti i Antigës dhe Barbudës paralajmërojnë referendum për tu bërë republikë.
Kryeministri i këtij shteti, ka thënë se referendum do të organizohet brenda tre vjetëve – mirëpo ka theksuar se ky vendim nuk është “akt armiqësie”.
Ai i ka bërë këto komente pasi Charles III është bërë mbret i Mbretërisë së Bashkuar. Përveç Mbretërisë së Bashkuar, Charles III njihet si udhëheqës shteti në 14 shtetet tjera që kanë qenë koloni të Britanisë së Madhe në të kaluarën.
Ndërsa Australia ka hedhur poshtë mundësinë e organizimit të një referendumi të tillë në katër vjetët e ardhshëm.
Vdekja e mbretëreshës ka ringjallur debatin rreth monarkisë në Australi.
Mirëpo kryeministri australian, Anthony Albanese, ka thënë se “çështjet më të rëndësishme për kushtetutën tonë, nuk i takojnë kësaj periudhe”.
Ceremonia e funeralit të mbretëreshës Elizabeta e II, është caktuar për 19 shtator në Londër.
