Aktivisti i LGBT-së, Asani kërkon ndihmë, institucionet të zbulojnë kryerësit e dhunës

12.09.2022 13:51

Kryetari i LGTB së, Junajted nga Tetova ,Bekim Asani....

Kryetari i LGTB së, Junajted nga Tetova ,Bekim Asani, para Qeverisë protestoi kundër dhunës që po ushtrohet ndaj tij si pjeës e LGTB së.

Sipas tij në interval kohor prej katër muajsh ndaj tij janë kryer tre sulme homofobike që kanë kontribuar që të mos ndjehet i sigurtë as në shtëpi, rrugë apo punë.

Për këto sulem sipas tij nuk ka informata se çka ka ndërrmarrë policia dhe a janë zbuluar kryerësit e dhunës.

“Për tre rastet e dhunës deri në këto momente nuk kam asnjë informatë nga policia se çka është ndërrmarë dhe a janë zbuluar kryerësit. Edhe pse të gjitha rastet janë rregullisht të paraqitura , është dorëzuar dokumantacioni ka dëshmitarë  por edhe videoxhirim ku njëri prej sulmuesve thotë zëshëm do t ju mbys të gjithve” – tha Kryetari i LGTB-së “Junajted” në Tetovë, Bekim Asani.

Parashtrohet pyetja a ka person në polici që i njeh kryerësit , që i mbrojnë ata duke e fshehur identitetin e tyre.

A thua policia nuk e kryen siç duhet punën, dhe a do të thotë sërish prokuroria se hetimi po rrjedh. Pyes veten se çka më tepër duhet të më ndodh që të ndërrmiret diçka. Kërkoj nga Qeveria, Ministria e punëve te brendshme dhe e drjetëisë që të zbulojë sulmuesit a janë të organizuar nga dikush apo pas tyre qëndron grupë i tërë. (Flutura Latifi, TVM2)