Ministria e Drejtësisë, të ekstradohen Ismailoviq, Demiri dhe Gruevski

12.09.2022 15:11

Disa ditë pasi që Gjykata e Apelit konfirmoi vendimin e shkallës së parë....

Disa ditë pasi që Gjykata e Apelit konfirmoi vendimin e shkallës së parë për të akuzuarit në rastin "Monstra",Ministria e drejtësisë do të kërkojë edhe një herë ekstradimin e dy të akuzuave nga Kosova me burg të përjetshëm, Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq.

Nga Ministria e drejtësisë njoftojnë se autoritetet e Kosovës kanë refuzuar ti ekstradojnë të njejtit edhe pse kanë pasur disa kërkesa zyrtare.

"Në procedurat, gjithçka që ishte kërkuar nga autoritet e Kosovës janë dorëzuar. Përgjigjet zyrtare nga Kosova me të cilat refuzohet ekstradimi i Ismailoviq janë dorëzuar 2 herë, në shkurt 2016 dhe tetor 2021. Për Demirin ka përgjigje zyrtare nga Kosova në shkurt 2016.

"Kërkesë për ekstradim është paralajmëruar edhe për ish Kryeministrin Nikolla Gruevski në Hungari. Kërkesa për Gruevskin do të dërgohet deri tek autoritetet në Hungari ku ish Kryeministri u arratis në nëntor të vitit 2018, para se të fillojë të mbajë dënimin me burg prej 2 viteve në rastin "Tanku" për blerjen e mercedesit luksoz.

"Për Nikolla Grevskin deri më tani është dorëzuar një kërkesë për ekstradim nga nëntori 2018 dhe një plotësim të kërkesës për ekstradim nga qershori i vitit 2019.Ekstradim është kërkuar për të gjitha rastet për të cilat kemi njohuri se ka procedura para organeve gjyqësore, gjegjësisht për të gjitha procedurat për të cilat është shpallur fletarrest.Hungarija ka refuzuar kërkesësn për ekstradim të 05.08.2019 me arsyetimin se Nikolla Gruevskit i është dhënë azil dhe në bazë të ligjit të tyre personi nuk mund ti dorëzohet shtetit prej ku ka ikur.

Nga Ministira e Drejtësisë theksojnë se gjendja me të gjitha procedurat gjyqësore po ndiqet me kujdes dhe se do të veprohet në mënyrë të duhur sa i përket kërkesave të reja për ekstradim. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)