Maqedoni
Mickovski takon Azeskin, nevojitet marrëveshje e re ekonomike
12.09.2022 15:33
Nevojitet marrëveshje e re ekonomike me të cilën do të riafirmoheshin principet...

Nevojitet marrëveshje e re ekonomike me të cilën do të riafirmoheshin principet, që kanë të bëjnë me sundimin e së drejtës dhe kthimin e priroriteteve kah biznesi. Ky ishte qëndrimi I përbashkët I kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski dhe kryetarit të OEM Azeski pas takimit që patën.
Ekoniomia po ballafaqohet me probleme serioze dhe nuk është në fokusin e prioriteteve të qeverisë vlerësoi Mickovski. Sipas tij, çështje kohe është kur kriza energjetike do të kalojë në krizë ekonomike.
“Nuk mund të bësh plane si shtet dhe qeveri në të ardhurat e buxhetit, nëse ekonomia është ajo që nuk mund t'i gjenerojë ato të ardhura, domethënë të mbush buxhetin. Prandaj është shumë e rëndësishme që fokusi të jetë tek ekonomia, tek biznesi sepse i njejti punëson njerëz, më shumë se 680 mijë janë të punësuar në sektorin privat, gjenerojnë të ardhura dhe një pjesë e këtyre të ardhurave përfundojnë në buxhetin e shtetit”, u shpreh kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Azezki parashikon që kriza energjetike do të zgjas së paku edhe një vit,prandaj sipas tij nevojitet mobilizim I plotë të resurseve shtetërore.
Në lidhje me marrëveshjen për blerje të energjisë elektrike nga Bullgaria, njeriu i parë i odës ekonomike tha se në Sofje nuk është dakorduar çmimi, por edhe se sasia nuk është e mjaftueshme për të plotësuar nevojat e industrisë.
“Bëhet fjalë për rrymë në bazë, e cila nuk ka mundësi për tu transmetuar këtu. Do të duhet të shfrytëzohet sistemi I transmetimit grek apo nga ndonjë vend tjetër, po diskutohet për këtë, janë formuar grupe pune. Nuk do të jetë e mjaftueshme, por do të jetë bazë serioze për tu rimëkëmbur sistemi”, theksoi kryetari i OEM, Branko Azeski.
Përndryshe Oda Ekonomike ende është kundër ligjit për të dielën dit jo pune. Do të presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese të mërkuren.
ERSAN PAJZITI
