Maqedoni

Procesi i Bërdo Brionit mbledh presidentët rajonal, Pendarovski: Kemi krizë ekonomike, BE të ndihmojë

12.09.2022 16:39

Procesi i zgjerimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor, problemet e Evropës...

Procesi i zgjerimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor, problemet e Evropës, gjendja e sigurisë nën prizmin e agresorit rus si dhe masat që duhet ndërmarrë  në ballafaqimin me krizën energjetike dhe ekonomike, ishin temat kreyesore në  takimin e njëmbëdhejtë  të procesit të Bërdo-Brijonit  në Kranjë.
 
Presidenti i shtetit Pendarovski ka kërkuar ndihmë nga BE-ja në krizën ekonomike si dhe në përshpejtimin e procesit eurointegrues  ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor.
 
“Zgjerimi i BE-së  kontribuon në stabilitetin e paqes dhe sigurisë në rajon, si dhe në përmirësimin e demokracisë, sundimin e së drejtës dhe në  mbrojtjen e të drejtave të qytetare. Në këtë drejtim,  pres që në takimin e rradhës  të bashkësisë politike evropiane  i cili do të mbahet në tetor, të kontribohet  në përshpejtimin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, u shpreh presidenti i vendit Stevo Pendarovski.
 
Në suaza të diskutimit të tij, presidenti Pendarovski ka thënë se Kosova meriton liberalizimin e vizave ndërsa Bosna dhe Hercegovina statusin e vendit kandidat. Njëherit është potencuar  vazhdimi i procesit eurointegruer i RMV-së dhe Shqipërisë.
 
Mbledhja në Kranjë ka bërë bashkë presidentët e Shqipërisë dhe Kosovës, presidencën e Bosnjës dhe Herecegovinës  atë të Serbisë dhe Malit të Zi. Procesi i Bërdo-Brionit është një nismë sllovene-kroate, e ndërmarrë në vitin 2010 nga Pahori, kryeministër i Sllovenisë në atë kohë.
 
Qëllimi i saj është forcimi i besimit të ndërsjellë në Ballkanin Perëndimor, bashkëpunimi rajonal dhe integrimi më i shpejtë i këtij rajoni në familjen evropiane.
 
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU