Maqedoni
Komisioni për zgjedhje dhe emërime, vazhdon debati për kandidatët në kushtetuese
12.09.2022 17:01
Gjashtë nominimet nga radhët e VMRO-DPMNE nuk e kaluan filtrin e Komisionit për zgjedhje dhe emërime...

Gjashtë nominimet nga radhët e VMRO-DPMNE nuk e kaluan filtrin e Komisionit për zgjedhje dhe emërime për tu zgjedhur antarë të Gjykatës Kushtetuese.
Anëtarët e Komisionit me shumicë votash refuzuan edhe kandidatin Savo Klimovski për gjyqtar kushtetues, siç ka propozuar opozita. Nga VMRO-DPMNE theksuan se asnjë nga kandidatët e mazhorancës nuk e meriton vendin në Gjykatën Kushtetuese duke arsyetuar kështu propozimin e tyre se Savo Klimovski duhet të marrë besimin për t'u bërë anëtar i Gjykatës kushtetuese.
“Konstatoj se kandidati i propozuar Prof. Dr. Savo Klimovski nuk është zgjedhur kandidat për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë”, u shpreh kryetarja e komisionit Marija Georgievska.
Ndërkoh deputetët kanë nisur debatini edhe për kandidatin e fundit, Lubomir Joveski. Por sipas opozitës, Joveski është vetëm një dorë e zgjatur e mazhorancës.
“Lubomir Joveski, njeriu i cili për shkak të ambicieve të tij për t'u bërë gjyqtar kushtetues në moshën 68-vjeçare, njeriu që vendosi të ulë rejtingun e prokurorisë edhe ashtu të ulët në zero për qind dhe, për fat të keq, të poshtërojë kolegët e tij dhe të varros punën e tyre për të cilën disa prej tyre gjatë gjithë jetës së tyre janë angazhuar”, theksoi Eli Panova nga VMRO-DPMNE.
Deri më tani janë miratuar nominimet e dy kandidatëve për antarë në Kushtetuese, Tatjana Vasiq Bozaxhieva, e cila punon në Ministrinë e Drejtësisë si këshilltare shtetërore për legjislacion civil dhe gjyqtarin civil në Gjykatën e Apelit në Shkup, Fatmir Skender.
NAIM RAMADANI
